Genc Prelvukaj me urim special: Neve si popull na veçon harmonia mes besimeve (Foto)
Këngëtari, Genc Prelvukaj ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në Instagram.
Ai ka thënë se shqiptarët si popull i veçon harmonia mes besimeve fetare.
Kjo sipas tij është pasuria, tradita e kultura që shqiptarët e posedojnë.
Më poshtë keni urimin e tij të plotë:
Gezuar festen e Bajramit. Uroj te keni dite plot qetesi dhe te keni shendet ju dhe familja juaj. Neve si popull na vecon harmonia mes besimeve, na vecon mirekuptimi ndaj njerezve qe mendojne dhe jetojne ndryshe. Kjo eshte pasuria jone, e kemi ne tradite dhe kulture. Uroj te keni fuqine per te falur, per te bere mire dhe per transmetuar paqe e mirekuptim tek secili njeri qe takoni. Gezuar edhe njëherë” përfundon Genci



