U raportua se ishte shtatzënë për herë të dytë, flet moderatorja shqiptare
Para disa ditësh, ajo u bë protagonistja e medias rozë pas përhapjes së lajmit se ishte ndarë nga i shoqi! Dhe ky nuk ishte hamendësim, por realitet të cilin, moderatorja shqiptare e pranoi haptazi. Po, Dajana Shabani është ndarë nga i shoqi, me të cilin ajo ka edhe një vajzë të vogël. Si e ftuara speciale në emisionin e Roza Latit, në të njëjtin televizion ku ato kanë angazhimin e tyre të përditshëm profesional, në Ora News, prezantuesja u shpreh “Po, jam divorcuar nga bashkëshorti dhe jam në një lidhje të re. Jam shumë e lumtur”, tha ajo për “Why Not”.
Ndërkohë, ditën e djeshme ka qenë personazhi i njohur si Zogu i Tiranës, të cilin ajo e ka pjesë të përditshme të emisionit të mëngjesit në Ora News “Ditë e re”, i cili tha se Dajana është tre muajshe shtatzënë. “E ka çun, por ka preferuar që ta mbajë të fshehtë këtë gjë”, tha Zogu i Tiranës, duke i mëshuar njohjes dhe miqësisë së ngushtë që ka me Dajanën. Ka mjaftuar kaq dhe kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Instastory.





