Ekspertët: Një në 12 dele është gej – Reagojnë fermerët
Pretendimet se një në 12 dele është gej, që u bënë në një dokumentar që do të shfaqet në fund të kësaj jave, janë konsideruar si ‘nonsens’ nga një ekspert i industrisë.
Profesori amerikan Charles Roselli, që mori pjesë në një program të Channel 4, beson se në rastin e deleve, rreth 8 për qind janë homoseksualë.
Dewi Jones, një rritës delesh, tha se delet gej duhet të dërgohen në thertore.
Sidoqoftë, shefi ekzekutiv i Asociacionit Kombëtar të Deleve, Phil Stocker deklaroi për Independent se këto pretendime ishin ‘nonsens’, përcjell Periskopi.
“Në përvojën time ju shihni dele femra derisa i hipin njëra-tjetrës dhe shihni dele meshkuj që i hipin njëra tjetrës por kurrë nuk e performojnë një akt të plotë seksual.”
Biologët pretendojnë se marrëdhënia të seksit të njëjtë janë gjetur në 1500 specie të ndryshme.
Në një rast të famshëm më 2015 ishte i përfshirë demi ‘gej’ Benxhi, i cili do të dërgohej në thertore pasi nuk ia doli të çiftohej me ndonjërën prej lopëve të pronarit të tij.
Por, aktivistët për të drejtat e kafshëve kishin intervenuar që Benxhi të dërgohej në një strehimore ku do të mund të jetonte “jetën e tij të natyrshme në paqe e me dinjitet”, megjithëse më vonë doli se Benxhi nuk kishte qenë gej fare. /Periskopi



