​Irina ndahet nga Bradley Cooper?

​Irina ndahet nga Bradley Cooper?

Supermodelja Irina Shayk është larguar nga rezidenca e saj në Los Angeles ku jetonte me të dashurin Bradley Cooper, raporton The Sun.

Marrëdhënia e 33-vjeçares me yllin e Hollywood është ftohur shumë.

Ndërsa raportohet se supermodelja është zhvendosur nga banesa 3.6 milionë dollarëshe së bashku me vajzën e tyre 2-vjeçare Lea De Seine.

“Gjërat janë duke u ftohur midis Bradley dhe Irinas”, tha një burim.

“Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e mirë prej disa muajsh dhe Irina vendosi se do ishte më mirë të largohej. Duket se sikur nuk ka mbetur shumë kohë për të dy bashkë”, vijoi burimi.

Shpërndaje në: