Aplikacioni i ri u dëshmua efektiv për ndalimin e pirjes së duhanit

Aplikacioni i ri u dëshmua efektiv për ndalimin e pirjes së duhanit

Një universitet japonez dhe një kompani mjekësore thanë të enjten se një aplikacion i telefonit që ata kanë zhvilluar ka dëshmuar të jetë efektiv për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë larg duhanit.

Universiteti Keio dhe CureApp Inc thanë se planifikojnë të marrin miratimin e qeverisë për aplikacionin si një mjet mjekësor ndoshta për  lansim në pranverën e ardhshme, kështu që përdorimi i tij në luftimin e varësisë ndaj nikotinës mund të mbulohet nën sistemin e sigurimeve shëndetësore publike.

Aplikacioni i lejon një pacienti të regjistrojë nivelin e monoksidit të karbonit në frymëmarrjen e tij, të matur me një pajisje të veçantë, së bashku me gjendjet  tjera shëndetësore.

Aplikacioni gjithashtu ofron këshilla mjekësore që i përshtaten gjendjes së pacientëve.

Subjektet e bazuara në Tokio zhvilluan testime të aplikacionit për rreth 570 njerëz që kërkonin ndihmë mjekësore në 31 institucione mjekësore në vend, nga tetori 2017 deri në fund të vitit 2018.

Ata zbuluan se 64 për qind e pacientëve që përdorën aplikacionin nuk pinin më duhan gjashtë muaj më vonë, rreth 13 për qind më shumë se grupi që nuk kishin lënë duhanin.

Duke ofruar mbështetje jashtë spitaleve, aplikacioni ndihmon pacientët të luftojnë mentalisht betejën kundër varësisë nga nikotina, thanë ata.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Një person i vdekur dhe 22 të plagosur pas një sulmi iranian në Tel Aviv

Një person ka vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur pasi një sulm me raketë…

Burj Khalifa goditet nga droni iranian, pamje

Irani nisi një valë sulmesh hakmarrëse sonte. Një dron iranian ka goditur hotelin pesë yjesh…

FBI rrit gatishmërinë brenda SHBA-së, frikë nga aktivizimi i grupeve terroriste

FBI ka lëshuar një paralajmërim shqetësues për amerikanët, ndërsa rritet frika se Irani mund të…

Lajmi për vdekjen e Khameneit pritet me brohoritje e duartrokitje në Teheran, festë nëpër lagje

BBC ka konfirmuar tre video që tregojnë festime në qytetet Karaj dhe Teheran sonte, pas…

Ali Khamenei në pushtet që nga viti 1989, çka do të thotë vdekja e Khameneit për Iranin

Gjatë sulmeve amerikano‑izraelite mbi Iranin u raportua se Udhëheqësi Suprem Ali Hamenei është vrarë. Presidenti…

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë menjëherë në mëngjes?

Uji përbën rreth 40–62% të peshës totale trupore dhe çdo organ ka nevojë për ujë…

Jo çdo natë është për “afërsi” – kjo është ora që duhet shmangur

Hormonet natën nuk janë në anën tuaj: melatonina rritet, ndërsa testosteroni e kortizoli bien Michael…

Iranianët festojnë pas raportimeve për vdekjen e udhëheqësit suprem Khamenei

Disa media botërore raportuan këtë të shtunë se iranianët dolën në rrugë dhe në ballkonet…