Aktori i njohur mban skeletin e qenit të ngordhur në shtëpi (Foto)
Orlando Bloom mban skeletin e qenit të tij të dashur në shtëpi.
Ylli i Hollivudit kishte adoptuar qenin Sidi, ndërsa xhirimet në Marok u fotografuan rregullisht së bashku, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.
Dashuria për qenin e tij tashmë të ngordhur për Orlando Bloom ka shkuar në një tjetër nivel, ai mban skeletin e tij në shtëpi.
Aktori 42-vjeçar, i cili është i fejuar me Katy Perryn, 34 vjeç, tha: “Ai ishte një shok i shkëlqyer dhe isha shumë i mërzitur kur ngordhi”.
Unë ende e kam skeletin e tij, që ai të vazhdojë të qëndrojë me mua”, shtoi aktori në një intervistë për Dog’s Monthly.
Ai tregoi se ishte në Shangai kur e pa këtë qen duke çaluar në rrugë, e kishte marrë dhe dërguar tek veterinari.




