Bushwick Bill nuk ka vdekur
Bushwick Bill, i lindur Richard Stephen Shaw, ishte subjekt i raportimeve të rrejshme për vdekjen e tij.
Ai është akoma gjallë dhe po lufton kundër kancerit, raporton TMZ.
Reperi u diagnostikua me kancer në pankreas në fazën e katërt, gjatë muajit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Sipas disa postimeve në Instagram, ai ka vdekur por, kjo është një gënjeshtër.



