Lajmi i fundit: Bill Clinton arrin në Kosovë
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, para pak minutash ka arritur në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Miku më i madh i kosovarëve erdhi me rastin e përvjetorit të 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO’s në Kosovë ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.
Ai sot do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe më pas edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Gjatë takimeve, Clinton edhe do të dekorohet.



