A do ta mësosh djalin ta urrejë Serbinë? Fansat e nervozojnë Almedën
Almeda Abazi ka pak javë që është bërë nënë për herë të parë, shkruan GazetaBlic.
Bukuroshja shqiptare solli në jetë djalin të cilin ajo dhe Tolgahan Sayisman e pagëzuan me emrin Efehan.
Në Instagram, Almeda ka pranuar disa pyetje nga ndjekësit e saj, e njëra ndër to kishte të bënte me Serbinë.
“Do e mësosh djalin të urrejë Serbinë aq sa e urren ti?”, ishte pyetja që iu bë Almedës, ku përgjigja e saj nuk mungoi.
“Unë as që e di se çfarë është urrejtja. Mjaft më dërguat këto mesazhe idiote”, shkroi Alemda Abazi.




