“Tifozat Kuq e Zi” publikojnë fotot, ja si qëndron e vërteta e bojkotit (FOTO)
Kjo si një forme proteste drejt policisë shqiptare për ndërhyjen policore në ndjeshjen Izrael- Shqipëri.
TKZ ka postuar në ‘Facebook’ disa imazhe të tifozëve shqiptarë të cilët festojnë së bashku me policinë në Europë ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta pasi kuqezinjtë terrorizohen nga forcat speciale dhe trajtohen sikur të jenë armiq.
Policët shqiptarë i trajtojnë në mënyrën më të turpshme tifozët tanë, ndërsa policët europianë bëjnë edhe foto, edhe “shqiponjën” me ta, duke i trajtuar si njerëz të dorës së parë.
“Ky është një album me disa prej fotografive ku pasqyrohen sjelljet dhe organizimi i policisë shqiptare dhe sjelljet e organizimi i policive të shteteve në transferta të ndryshme nëpër Europë”, shkruajnë TKZ.







