Nuk ndalen problemet për Rooneyn, tani përplaset me trajnerin

Nuk ndalen problemet për Rooneyn, tani përplaset me trajnerin

Sipas burimeve të brendshme të Federatës Angleze të Futbollit (FA), shkaku i debatit mes trajnerit dhe futbollistit ishte pikërisht gjendja e këtij të fundit. Madje, është arritur deri aty sa Southgate po mendon t’i heqë Rooney-t shiritin e kapitenit.

Ndërkaq, FA-ja bëri të ditur hapjen e hetimeve për të kuptuar se çfarë ndodhi me saktësi në atë ceremoni martese dhe kush ishte i pranishëm në Grove Hotel, por tabloidët britanikë u treguan të shpejtë dhe publikuan disa prej detajeve.

Sipas “The Sun”, Southgate i kërkoi Rooney-t që t’u jepte fund festimeve dhe të shkonte të flinte, por sulmuesi i Manchester United e injoroi këtë kërkesë të trajnerit të tij dhe vijoi me konsumin e alkoolit dhe argëtimin deri në orët e para të mëngjesit.

Tani, e ardhmja e 30-vjeçarit në kombëtaren angleze është me të vërtetë në dyshim. Media thekson se heqja e shiritit të kapitenit është dënimi minimal për Ëayne Rooney dhe se gjithçka varet nga pozita e Southgate. Nëse ky i fundit do të konfirmohet në pankinë, diçka që ka shumë gjasa të ndodhë, atëherë karriera e Rooney me “Tre Luanët” mund të shkojë drejt fundit.

Shpërndaje në: