Rashica pushon në bukuritë e Maldiveve, megjithatë ka një ankesë (Foto)
Futbollisti më i dashur i kombëtares së Kosovës në futboll, kategoria e burrave, Milot Rashica, ka vendosur që të shkojë në pushime në Hurawalhi Island Resort të Maldiveve.
Rashica e përfundoi një sezon fantastik me Werder Bremenin dhe me Kosovën, dhe tashmë përflitet si transferim i mundshëm edhe në shumë ekipe të ndryshme evropiane, përfshirë Bayern Munchenin, shkruan Periskopi.

Së bashku me të dashurën, ai ka mbërritur në rezortin në fjalë, i cili i ka uruar mirëseardhje, por Rashica ka pasur me ironi një ankesë duke thënë “S’keni kallu që o vront koha”.

Ai u duk në humor të mirë, duke u qeshur, por me një mot të errtë në prapavijë.



