Weinstein në kërkim të një avokati, gjyqi po afron
Avokati kryesor i Harvey Weinstein ka kërkuar nga gjykatësi që ta lirojë nga rasti, duke e lënë pa mbrojtje regjisorin që akuzohet për dhunë seksuale.
Gjyqi ndaj tij pritet që të nisë në muajin shtator të këtij viti, shkruan AFP, transmeton Klan Kosova.
Weinstein akuzohet se ka dhunuar dy gra – një në vitin 2013 dhe incidenti tjetër është se ai dyshohet se ka detyruar një grua tjetër në vitin 2006 që të bënte me të seks oral. Nëse shpallet fajtor ai rrezikon që të dënohet përjetësisht, pasi që përveç këtyre ka dhjetëra gra që e kanë akuzuar për ngacmime.
Avokati i parë i Weinstein, Benjamin Braufman, ishte tërhequr në janar, pasi që regjisori i famshëm punësoi dy mbrojtës të profilit të lartë Roland Sullivan dhe Jose Baez.
Por që të dy ishin tërhequr më pas. Tash nuk dihet nëse gjykimi që është paraparë të nisë më 9 shtator mund të shtyhet ose jo për shkak të problemeve me avokatët.



