Momenti i veçantë gjatë koncertit të Alban Skenderajt në Prishtinë – E zbulon se do të bëhen sërish prindër
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani po presin fëmijën e dytë.
Alban Skenderaj ka mbajtur mbrëmë koncertin e tij ‘Hapesira e një ëndrre’ në Prishtinë.
E mes emocioneve para një publiku të zjarrtë me më se 3000 personave të pranishëm, Albani nuk ka mundur të përmbahet pa e dhënë lajmin të cilin. ai e cilëson si më të gëzueshmin që mund tē marrë njeriu.
Gjatë perfomancës bashkë me Miriami, Albani zbuloi se ajo është sërish shtatzënë dhe ata po presin të bëhen prindër për herë të dytë.
Çifti kanë një vajzë me emrin Ameli ndërsa në fillim të muajit të kaluar ata janë martuar në Maldive.



