Kryeinfermieri shmang konfliktin e interesit
AKK-ja në vendimin e publikuar pak ditë më parë ka bërë të ditur se rasti mund të rihapet në çdo kohë nëse paraqiten rrethana të reja, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë vendim, të nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, thuhet se Agjencia kishte hapur rastin ndaj drejtorit të Infermierisë nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, që është trajtuar sipas legjislacionit përkatës.
Hasani është hetuar për konflikt interesi, sepse krahas funksionit publik të zyrtarit të lartë në Spitalin e Prizrenit ka qenë njëkohësisht pronar dhe person i autorizuar në biznes privat



