Kapiteni i Kosovës sulmon De Biasin: Ja pse u largova nga Kombëtarja Shqiptare

Kapiteni i Kosovës sulmon De Biasin: Ja pse u largova nga Kombëtarja Shqiptare

Gardiani që mbron portën e Pisës ka shpjeguar se si është larguar nga Shqipëria drejt Kosovës dhe për këtë pikë, nuk ka kursyer edhe thumbimet ndaj trajnerit Gianni de Biasi.
“Si mund të mos e kuptosh kur dikush i lindur në një vend dhe ka përjetuar luftën, zgjedh menjëherë ngjyrat e këtij vendi sapo i jepen mundësitë? Një trajner mund të bëhet pengesë në këtë çështje. Megjithatë, presidenti i Federatës bëri gjithçka që ishte e mundur që të realizohej dhe e falënderoj. Mendoj se De Biasi ishte i frikësuar sidomos se mos të tjerët do të ndiqnin hapat e mi”, ishin fjalët e Ujkanit.

I pyetur nëse një gjë e tillë kishte ndodhur në të vërtete, Ujkani minimizoi gjithçka.

“Jo, unë isha i vetmi. Pak më vonë, edhe dy të tjerë bënë të njëjtën rrugë, por ata nuk kishin luajtur ndeshje zyrtare me Shqipërinë, thjesht kishin disa grumbullime. Unë i kam marrë zakonisht komentet e De Biasit si sulme personale”, vijoi portieri i Pisas, të cilit duket se nuk i ka mbetur merak pjesëmarrja në Europian.

“Unë humba Europianin dhe respektin e shumë njerëzve në Shqipëri por sot jam një njeri i lumtur. Askush nuk mund të ma marrë këtë”, theksoi Ujkani i cili zbuloi se ia kishte premtuar babait që në momentin e parë se do t’i bashkohej Kosovës sapo ajo të krijohej si Kombëtare.

Shpërndaje në: