Rita Ora publikon videoklipin e këngës “Ritual”
Rita Ora ashtu siç e kishte paralajmëruar, publikoi videoklipin e këngës “Ritual”.
Rita Ora ditë më parë publikoi këngën e re në duet me Tiësto dhe Jonas Blue, shkruan lajmi.net.
Këtë këngë, artistja shqiptare fillimish e solli vetëm në versionin audio, por premtoi se do t’ia realizonte edhe videoklipin.
Rita tashmë ka publikuar edhe me videoklip këngën “Ritual”, por nuk është e qasshme në shtetin tonë.
Për ndryshe, Rita Ora ka shënuar sukses të madh gjatë këtyre muajve me turneun “Phoenix”.



