Ghetto Geasy në version kuzhinier
Thonë se dashuria kalon nga stomaku, dhe me sa duket cifti i njohur, moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi, po i japin kuptim kësaj shprehje.
Marina ka treguar se i dashuri i saj është edhe kuzhinier. Ajo ka publikuar në Insta Story një video, ku shihet Geti duke gatuar një gjel deti.
Ndërkohë, Ghetto Geasy, në profilin e tij në Instagram ka publikuar një foto ku lë të kuptohet se do të publikojë një këngë së shpejti.



/Oranews.tv/



