PDK e Nisma po shkelin ligjin me dy këmbë me parafushatën në Drenas

PDK e Nisma po shkelin ligjin me dy këmbë me parafushatën në Drenas

 

Kandidatët për kryetar të Drenasit, tashmë kanë filluar fushatën elektorale duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë, duke bërë premtime madhore e duke dhënë fjalë të mëdha, siç jemi mësuar të dëgjojmë nga fushatat e kaluara.

Më aktivja në këto aktivitete është Partia Demokratike e Kosovës, e cila pothuajse çdo ditë mban tubime atje, duke e thyer Ligjin për Zgjedhje dhe Rregulloren e KQZ-së për Zgjedhjet me në krye kryetarin e saj, Kadri Veseli dhe kandidatin, Ramiz Lladrovci.

eeee kadriueee veseli-drenas-696x696 kadriis-780x439-620x330

Aktivitete në këtë komunë ka mbajtur edhe Nisma me kandidatin e saj Isa Xhemalaj.

nisma54 nisma

I pyetur nga Periskopi, anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi, ka thënë se ccfarëdo aktiviteti parazgjedhor është i ndaluar para se të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore.

“Në bazë të ligjit për zgjedhje dhe kodin e mirësjelljes së subjekteve politike dhe kandidatëve, si  dhe rregullat e KQZ-së është e ndalur çfarëdo aktiviteti apo tubimi publik para se të fillojë fushata parazgjedhore, e cila për zgjedhjet në Drenas fillon më 28 nëntor dhe përfundon më 2 dhjetor. Ndërsa tubimet publike me qëllim të promovimit të kandidatëve dhe njoftimin për tubime publike duhet të lajmërohen 72 orë përpara. Në të kundërtën,  aktivitetet elektoral jashtë fushatës zyrtare dhe pa lajmëruar tubimet publike konsiderohen shkelje e këtyre dispozitave dhe pasojnë sanksionet”, ka thënë ai.

Për të mbajtur këto tubime, asnjëra parti, as PDK-ja e as Nisma për Kosovën, nuk kanë paralajmëruar 72 orë më herët, siç parashihet me ligj.

Ndërsa, ndaj shkeljes së ligjit, deri më tani, KQZ-ja nuk ka ndërmarrë asnjë hap në sanksionimin e kandidatëve e partive përkatëse.

Periskopi ka provuar ta kontaktojë edhe kryeatren e KQZ-së, Valdete Daka, por ajo nuk i është përgjigjur telefonatave të portalit.

Më poshtë ju sjellim nenet 7 dhe 9 të Rregullës Zgjedhore të KQZ-së, që ndalojnë fushata të tillë jashtëligjore dhe sanksionojnë ato

2 1

Shpërndaje në: