Ujkani: Kjo ndeshje më bëri të qajë
Ai ka treguar se në miqësoren ndaj Haitit, e cila ishte luajtur para dy viteve në Mitrovicë, kishte qajtur.
“Loja më e mirë e karrierës. Në këtë ndeshje ishte hera e parë që ka pasur lot në sytë e mi. Stadiumi i Mitrovicës, ku kam familjen, ishte i mbushur, të gjithë duke kënduar, ishte një krenari e madhe, ne pamë se kishim bërë një hap përpara në historinë e vendit tonë”, ka deklaruar Ujkani për SoFoot.com



