Gaga dhe Cooper bashkë edhe në një film
Fansat e Lady Gaga dhe Bradley Cooper duket se dyshen do t’i shohin sërish bashkë.
Pas filmit shumë të suksesshëm “A Star Is Born”, Gaga dhe Cooper do të jenë pjesë e kastit të prodhimit kinematografik ‘Guardians Of The Galaxy 3’.
Kështu së paku shkruajnë disa nga mediat ndërkombëtare.
Megjithatë sipas këtyre mediave ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm, sepse së shpejti pritet që dyshja të kenë edhe një këngë së bashku.



