Në këngën e re Seven Saraçi tregon për ‘ferrin’ që kishte përjetuar gjatë luftës (Video)
Seven Saraçi kishte javë që po paralajmëronte këngën e re, dhe kjo duket diçka më speciale nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë.
Artisti ka rrëfyer historinë e tij prekëse që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë, ku kishte humbur gjithçka përfshirë edhe shtëpinë.
Në postimin e bërë ai shkroi: “Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në New York. Në 1996-ën familja ime u detyrua që të largohej nga shtëpia si pasojë e luftës politike që po shkatërronin shtetin. Kam parë shtëpinë e fëmijërisë teksa shkrumbohej. Kemi humbur gjithçka, miqtë, komshinjtë dhe familjen. Erdhëm në Amerikë pa asgjë tjetër përveç disa rrobave të futura në një çantë shpine dhe disa gjërave të tjera që arritëm t’i shpëtonim nga shtëpia. Fakti që u rrita në New York ka qenë një bekim. Në një qytet kaq ndryshe, me kaq shumë kultura, nuk mund të mos përfshihesha me rrymën. Unë kam lindur shqiptar, por New York-u më ka bërë njeriun që jam sot. Dua të falënderoj të gjithë fansat që kanë qenë me mua në këtë rrugëtim muzikor, prindërit e mi, historia muzikore e pasur e të cilëve ka rrethuar gjithë jetën time dhe më ka lejuar të kem zërin tim. Faleminderit. Çdo gjë që bëj e bëj për ju dhe uroj që një ditë t’jua shpërblej për çdo mundësi që më keni dhënë. Ndërsa për vendlindjen time, do ju tregoj të gjithëve, çfarë mund të bëjë një i ri refugjat nga Kosova në këtë vorbull të madhe jete. Faleminderit të gjithëve ju që më keni shoqëruar në këtë udhëtim”, shrkuan Saraqi.



