Allegri: Jam i lumtur me skuadren
‘Zonja e vjetër’ mposhti lehtësisht skuadren modeste Pescara, e drejtuar nga ish lojtari i Milanit, Massimo Oddo me rezultat të pastër 3:0.
“Në pjesën e dytë duhet ta kontrollonim më mirë topin, të mos ndërmerrnim disa veprime që sjellin kundërsulmin e kundërshtarit. E përsëris, duhet të jemi më të saktë në zotërim dhe të kemi më shumë durim”.
“Gjithsesi djemtë treguan maturinë e duhur. Paraqitja e sotme meriton një notë të mirë, edhe pse Pescara praktikisht nuk gjuajti asnjëherë në portën tonë. Jam shumë i kënaqur me këtë që treguan futbollistët sonte”,deklaroi Allegri.
Juventus pas kësaj fitore vazhdon të jetë lider I Seria A me 7 pikë më shumë se rivali më i afërt për titull Roma e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com/



