Ronaldo: E dua Topin e Artë

Ronaldo: E dua Topin e Artë

Portugezi është favoriti kryesor për të fituar këtë çmim prestigjioz edhe në këtë vit. Ai për ‘los blancos’ në 48 ndeshje shënoi 51 gola në të gjitha garat.

31-vjeçari ndihmoi Realin të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve, si dhe Portugalinë të shpallet kampion i Evropës me tre gola të shënuar në Euro 2016.

“Kam bërë gjithçka për këtë sezon. Fituam Ligën e Kampionëve, fitova Ervopianin me Portugalinë. Vota nuk varet nga unë dhe nuk dua të jep i obsesionuar nga kjo, por nëse më pyesni nëse e dua Topin e Artë, atëherë ju them se po. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për mua, me të gjitha trofetë. Ky është sezoni im më i mirë padyshim”, thotë Ronaldo për Telefoot.

Fituesi i Topit të Artë, i cili votohet nga paneli i gazetarëve nga mbarë bota, do të shpallet më 13 dhjetor. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: