Zviceranët më të pasurit në botë, ja sa pasuri posedon një person

Zviceranët më të pasurit në botë, ja sa pasuri posedon një person

Pas vendit alpin, renditet Australia, me “vetëm” 376 000 dollarë për person; amerikanët e rritur kanë 345 000 dollarë pasuri; Norvegjia – 376 000 dollarë e kështu me radhë. Këto të dhëna kanë dalë nga një raport për pasurinë botërore (Global Wealth Report), i kryer nga Credit Suisse Research Institute, shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”.Autorët e studimit parashikojnë që deri në vitin 2020, pasuria mesatare e zviceranëve të rritet në 606 000 dollarë.

Sipas “NZZ am Sonntag”, një ndër arsyet që ka ndikuar për rritjen e pasurisë në Zvicër është dhe rritja e vlerës së frangut në raport me dollarin.

Aktualisht personat privatë në Zvicër disponojnë 3,5 bilionë dollarë. Sipas Lucia Waldner nga Credit Suisse Research Institute.Sipas raportit, zviceranët janë të parët në botë edhe kur është puna për hyrjen në borxh. Kështu borxhi mesatar për kokë zvicerani në vitin 2016 është rritur sërish dhe është i lartë në konkurrencë botërore. Ai këtë vit arrin në 20 për qind të pasurisë.

Shpërndaje në: