Ed Sheeran publikon këngën romantike (Video)
Ed Sheeran vjen me këngën e radhës romantike.
Këngëtari britanik njihet për baladat e tij me teskte e tinguj shumë romantikë, në të cilat e gjejnë veten shumë njerëz e sidomos të dashuruarit në mbarë botën.
Shumë këngë të këngëtarin janë shndërruar në ‘himne’ të dasmave të martesave të çifteve, e këngët si ‘Thinking Out Loud’ e ‘Perfect’ janë përdorur si kolonë zanore e vallëzimeve të para ose prerjes së tortës.
E duket se edhe për këtë sezon dasmash Sheeran është përkujdesur që një këngë e tij të përcjellë momentet më të veçante të çifteve.
Ai ka publikuar këngën me titullin ‘Best part of me’, një baladë kjo që vjen si seri e bashkëpunimeve të albumit më të ri të këngëtarit.
Bashkëpunimi me Yebba është pritur shumë mirë nga fansat, pasi më në fund pas shumë këngëve të reja që po publikon Ed Sheeran këto ditë, kjo është një këngë që i ngjan më shumë stilit për të cilin njihet artisti.



