Rita Ora në Finlandë tundet e dridhet para flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë

Rita Ora në Finlandë tundet e dridhet para flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë

Rita Ora sonte po performon në Finlandë.

Rita Ora është e ftuar të këndojë në një festival që po mbahet në Turku të Finlandës, shkruan lajmi.net.

Është fjala për “Ruisrock Festival”, i cili mbahet nga 5 deri më 8 korrik, e që hapjen e tij e bëri ylli shqiptar.

Këngëtarja po këndon para një numri të madh publiku që janë mbledhur për ta dëgjuar atë teksa këndon hitet e saja live.

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar pamje nga ky koncert, ku shihet se atmosfera ishte në maksimum.

Por, ajo që të bie në sy është se në publik, në rreshtat e parë po valëvitej flamuri shtetëror i Kosovës dhe ai kombëtar.

Për ndryshe, “Ritual” titullohet projekti i fundit muzikor nga Rita Ora, këngë kjo që po pritet mirë në publik.

 

Shpërndaje në: