Këngëtarja e famshme arrestohet dhe deportohet nga Irani

Këngëtarja e famshme arrestohet dhe deportohet nga Irani

Joss Stone është deportuar nga Irani me dyshimin se kishte bërë përpjekje për të kënduar në vendin islamik rigoroz.

Këngëtarja e “You Have Me|” ka qenë në një “mision” për të interpretuar koncerte në çdo vend të botës, ndërsa pas koncerteve në vende të largëta, duke përfshirë Korenë e Veriut dhe Arabinë Saudite, asaj i kishte mbetur vetëm Irani.

Megjithatë, planet e saj u fundosën nga zyrtarët, të cilët e zbatuan ligjin e Iranit që femrat nuk mund të performojnë në koncerte publike dhe ajo u urdhërua të largohej pasi u përpoq të hynte në këtë vend, shkruan KOHA Ditore.

“Shkuam në Iran, u arrestuam dhe pastaj u deportuam”, tha 32-vjeçarja në një video të postuar në Instagram.

Duke shpjeguar më tej në titull, ylli i muzikës soul insistoi se ajo nuk kishte plan të performonte koncert në këtë vend, sepse nuk donte të shkonte në burg, duke shkruar: “Si duket autoritetet nuk besuan se nuk do të interpretonim në koncert publik, prandaj ata na futën në atë që ata e quajnë ‘listë të zezë’, siç zbuluam kur u shfaqëm në sallën e emigracionit.

“Pas diskutimeve të gjata me njerëzit shumë miqësorë, simpatikë dhe mikpritës, vendimi u mor për të na ndaluar për një natë dhe për të na deportuar në mëngjes”.

Joss vazhdoi duke i lavdëruar zyrtarët për trajtimin e saj të mirë dhe se ata ishin prekur nga historia e saj se po përpiqej të performonte në çdo vend. Ylli u zotua gjithashtu ta përfundojë raundin e saj të odiseadës botërore nëse ligjet e Iranit ndryshojnë.

Shpërndaje në: