Derbi i madh pa fitues
Neroazzurrët ishin më të mirë në këtë takim, por shpëtuan në fund nga humbja.
Derbi filloi me rastin e Ivan Peric në minutën e 15-të, por Gianluigi Donnarumma nuk u befasua. Kroati kishte një tjetër rast të mirë edhe në minutën e 24.
Goli i parë në takim erdhi nga Suso në minutën e 43-të. Spanjolli me një goditje mjeshtërore mposhti Samir Handanovic dhe me rezultatin 1-0 skuadrat shkuan në pushim.
Mysafirët barazuan po ashtu me një gol të bukur në minutën e 53-të, autor i të cilit ishte Antonio Candreva.
Por, vendasit rikthyen epërsinë vetëm pas pesë minutash prapë me anë të Susos, por këtë herë spanjolli shënoi pas disa lëvizjesh të bukura në zonën e rreptësisë.
Në minutën e 67-të Perisic kishte një tjetër rast të mirë, por centimetrat shpëtuan portën e Donnarummas.
Interi sulmoi deri në fund dhe kjo iu shpagua pasi në minutat shtesë të takimit shënoi Ivan Perisic,
Pas kësaj fitore Milani vazhdon në vendin e tretë me 26 pikë, kurse Interi ngjitet në pozitën e nëntë me 18 pikë. /Telegrafi



