Robotët do të pushtojnë njerëzimin brenda dekadës
Bill Gates ka pohuar se “Inteligjenca artificiale po vjen” , por ka paralajmëruar se me ardhjen e saj vihet në dyshim ekzistenca e njerëzimit.
“Ëndrra po realizohet”, ka thënë Gates, duke folur me gruan e tij Melinda Gates në Code Conference që u mbajt në Californian Jugore.
“Në atë drejtim po shkojnë gjërat”, ka theksuar Gates, i cili ka shtuar se në 10 vjetët e ardhshme robotët do të kenë aftësi të vozisin dhe të kryejnë punët e rënda që njerëzimi nuk mund t’i kryejë, raporton Daily Mail.



