Meduza, artisti i famshëm pjesë e Sunny Hill Festival
Sunny Hill Festival, ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen e një artisti Italian, të muzikës elektronike.
Përveç Miley Cyrus dhe artistët e tjerë vendor, këtij festivali do t’i bashkohet edhe Meduza, artist i muzikës elektronike.
Artisti i cili identifikohet me këngën “Piece of Your Heart”, ka konfirmuar vetë pjesëmarrjen në Festival, derisa edhe faqja zyrtare e Sunny Hill, ka postuar foton e njejtë.
“Meduza ka një copë zemër nga ne, ai na bashkohet në skenën #SUNNYHILLFESTIVAL me këngën e tij multi platinum !!”, kanë shkruar në postim.



