Legjenda e muzikës ka nevojë për transplantim të veshkës

Legjenda e muzikës ka nevojë për transplantim të veshkës

Legjenda e muzikës, Stevie Wonder, në koncertin e mbajtur në Londër zbuloi që i duhet t’i nënshtrohet transplantimit të veshkës.

“Jam mirë. Kam dhuruesin dhe çdo gjë është mirë”, tha Wonder në koncertin të cilin e mbajti në kuadër të festivalit “British Summer Time” në Hyde Park të Londrës.

Pasi që e këndoi këngën “Superstition” iu drejtua publikut duke theksuar që dëshiron që të parandalojë thashethemet që po përhapen për shëndetin e tij, shkruan KOHA Ditore.

“Dua që ta dini që kam ardhur t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për dashurinë. Ju dua dhe zoti ju bekoftë!”, tha ai.

Tutje shtoi që do të futet nën brisk në shtator, dhe deri atëherë do të mbajë edhe disa koncerte.

Adhuruesit e përcollën nga skena me duartrokitje dhe ovacione të mëdha, ndërsa përkrahje për të në koncert ishte edhe miku i tij Lionel Richie. Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS), arsyeja për transplantim të veshkave më së shpeshti është dështimi i veshkave ose sëmundja kronike e veshkave, përcjell BBC.

Shpërndaje në: