Pas ‘Kthema Kohën’, Cricket dhe Numen sjellin remiksin e këngës ‘Më fal’
Cricket dhe Numen kanë punuar sërish bashkë për një tjetër remix të një hiti shqip.
Këtë herë dyshja kanë zgjedhur të përpunojnë këngën e grupit ‘Elita 5’, baladën ‘Më fal’, këngë kjo shumë e dashur për publikun shqipar.
Reagimet e para pas publikimit të remix-it kanë qenë shumë të mira, pasi kënga menjëherë ka filluar të shpërndahet dhe të komentohet për të mirë në rrjetet sociale.
Ky remix vjen pas suksesit të remix-it të kaluar, atë të këngës ‘Ende e dua’ të këngëtares Shyhrete Behluli, i cili ka ardhë me titullin ‘Kthema kohën’ dhe për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të bëhet ndër këngët që po dëgjohej gjithandej e që në Youtube ka marrë 12 milionë klikime.



