Lajm shumë i keq për Juventusin

Lajm shumë i keq për Juventusin

Gonzalo Higuain është dëmtuar ndaj Pescarës dhe rrezikon seriozisht që të mos jetë në fushë në sfidën që do të luhet nesër në mbrëmje, shkruan Albeu.

Mediat italiane shkruajnë se për momentin bardhezinjtë janë në “alarm” për gjendjen e tij, pasi argjentinasi ka marrë një goditje në kavilien e djathtë pas një ndërhyrje të ashpër të Brunos (futbollist i Pescarës).

Nëse “El Pipita” nuk arrin të rikuperohet badhezinjtë mund të luajnë me Mandzukic të vetëm në sulm, të mbështetur nga krahët nga Cuadrado dhe Alex Sandro.

Shpërndaje në: