Murray mposhti Djokovicin

Murray mposhti Djokovicin

Ndeshja midis dy peshave të rënda në “O2 Arena” përfundoi pas 103 minutave teksa Murray mundi kundërshtarin e tij me 6-3 dhe 6-4. Skocezi kishte humbur 13 nga 15 ndeshjet e tija me serbin që prej finales së 2013 në “Ëimbledon”, duke përfshirë finalen e French Open në qershor, shkruan Telesporti.al

Por që nga ai moment Murray është përmirësuar ndjeshëm duke i marrë vendin e parë Djokovic, i cili ka pranuar se i mungonte fokusi dhe motivimi. Të dy lojtarët dukeshin si lojtarë të tjerë në mbrëmjen e së dielës teksa skocezi siguroi një tjetër arritje të madhe.

Murray tashmë ka kompletuar një tripletë titujsh në Londër këtë vit – Queens Club, Ëimbledon dhe tani këtu. Një arritje e madhe, që sugjeron se tenisti britanik do të kurorëzohet me titullin “Sir” shumë shpejtë.

Shpërndaje në: