Shënjestroi yjet e Real Madridit, snajperisti dënohet me nëntë vjet burg (Foto)

Shënjestroi yjet e Real Madridit, snajperisti dënohet me nëntë vjet burg (Foto)

Snajperisti i cili u arrestua nga policia spanjolle dhe sipas “El Confidencial”, Ramirez kishte bërë këto fotografi nga fugoni i tij në qendrën stërvitore “Valdebebas”, por që asnjëherë nuk ishte vërejtur nga sigurimi, shkruan Albeu.
Cristiano, Bale, Isco, Marcelo, Ramos, Benzema, janë disa nga lojtarët që kishte shënjestruar Ramirez si dhe trajnerin Ancelotti e presidentin Florentino Perez dhe shumë lehtë mund edhe t’i vriste.

Madje ai duke bërë shaka në gjykatë, tha se e ka vrarë Ronaldon e Perezin dhe se u ka dëshmuar madrilenëve se kanë një sigurim të dobët. Gjatë rrëfimit të tij në gjykat ai është shprehur se nuk kishte asnjë qëllim të keq, por vetëm t’i tregonte Realit që mund të vriteshin nga terroristët nëse nuk mbroheshin si duhet.

snajper

Shpërndaje në: