Del në ankand letra e Tupacut për ndarje nga Madonna

Del në ankand letra e Tupacut për ndarje nga Madonna

Opinionin e gjerë kohë më parë e intrigoi informata që në ankand do të paraqitet letërkëmbimi privat mes Tupac Shakur, reperit të njohur, dhe mbretëreshës së popit Madonna, të cilët në atë kohë ishin në lidhje.

Kjo letër është pjesë e koleksionit të gjësendeve intime të mbretëreshës së popit, përfshirë kasetat, brushat e flokëve me fije të flokëve të saj, të cilat në ankand i ka vendosur ish-mikesha e saj Darlene Lutz.

Oferta për letrën me të ciëln Tupac po i jepte fund lidhjes me Madonnën, e cila është shkruar një vit para vdekjes së Tupac, derisa ishte në burg më 1995, ka arritur shumën prej 100.000 dollarësh në korrik të vitit 2017, por për shkak të kontestit me Madonnën dokumenti mbeti në fshehtësi, shkruan KOHA Ditore. Por tani më në fund do të dalë në ankand dhe atë me këtë çmim fillestar.

Madonna edhe në korrik të vitit 2016 kishte ndikuar që shitja e letrës të ndërpritej përkohësisht duke i thënë gjykatës në New York që statusi i saj si person i famshëm nuk e anulon të drejtën e saj që të ruajë privatësinë, përfshirë edhe objektet personale.

Ankandi online do të fillojë më 17 korrik, shkruan Independent.

Shpërndaje në: