A i kanë tensionuar raportet Ronaldo dhe Zidane? Përgjigjet portugezi
Superylli i Real Madridit thotë se ka raporte të shkëlqyera me të parin e pankinës së Los Blancos.
“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Zidanin dhe kam qenë një fans i madh kur ishte lojtar. Tani jam fans më i madh si trajner, pasi po bën punë të mrekullueshme”, tha Ronaldo.
Muaj më parë u raportua se dyshja ka prishur raportet për shkak se Ronaldo ishte nervozuar pas një zëvendësimi që i kishte bërë Zidane. /Periskopi.com



