Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme!
Në një prononcim dhënë Gazetës Blic Sherifi tha se këto mospajtime dëshmojnë se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë dalje nga kriza politike në të cilën e ka sjell vendin ky koalicion.
Kjo konfirmon edhe njëherë se ky koalicion ka probleme të mëdha brenda vetes. Dëshmon se partnerët e koalicionit PDK-LDK kanë mospajtime të mëdha njëra me tjetrën dhe gjithashtu dëshmon se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë dalje nga kriza politike në të cilën e ka sjellë vendin ky koalicion”, ka thënë ai për Gazetën Blic.
Gjatë ditës së sotme është shtyrë sërish mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet, për shkak të mungesës së anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj.
PDK po e kundërshton projektbuxhetin e propozuar nga LDK-ja, me arsyetimin se ky është një buxhet fiktiv.



