ISIS merr përgjegjësinë për sulmin ku vdiqen 27 persona
Shpërthimi në xhaminë Baqir ul Olum ka ndodhur të hënën, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për një ceremoni fetare.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka përshkruar sulmin si “barbar”.
“Terroristët nuk mund të arrijnë qëllimet duke përhapur frikë”, ka thënë ai.
Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, e ka cilësuar sulmin si “akt kundër Islamit dhe njerëzimit”.
Ndaj sulmit ka reaguar edhe organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.
“Ky është një sulm kundër një xhamie shiite në Kabul; është një sulm i qëllimshëm kundër civilëve. Autoritetet afgane duhet ta hetojnë menjëherë atë dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë”, ka thënë Omar Waraich, zëdhënës i Amnesty International për rajonin e Azisë.
Në muajin korrik, një sulm i grupit militant Shteti Islamik, në një demonstratë të shiitëve në Kabul, ka lënë të vrarë 80 veta.



