Shpallet kënga më e transmetuar në Britani të Madhe që nga fillimi i shekullit të 21-të
Edhe pse nuk u vërejt në top-listat britanike dhe botërore, balada “Chasing Cars” e bendit “Snow Patrol” është shpallur si kënga e transmetuar më së shpeshti nga fillimi i shekullit të 21 në Britani të Madhe.
Bendi nga Irlanda Veriore e publikoi këtë këngë në qershor të vitit 2006, shkruan “Sky News”.
Ishte ky singli i 14-të më i shitur në Britani të Madhe në vitin 2006 dhe ishte në kompilimin e singleve më të mira rock indie të atij viti.
Kjo këngë u transmetua shumë shpesh në emisionet televizive dhe ishte kënga e fundit që u interpretua live në Top Of The Pops, shkruan KOHA Ditore.
Frontmeni i bendit Gary Lightbody e përshkroi më herët këtë singel si “këngën më të pastër të dashurisë” që ai kishte shkruar.
“Kurrë nuk kam qenë në gjendje të kuptoj se pse është kaq e suksesshme. Është një nga këngët më të emetuara në mbarë botën, nuk e di pse”, tha ai për “Telegraph”.
Lightbody tha se nuk mendon se kjo këngë do ta kishte të njëjtin sukses sikur të publikohej sot.
Kënga e bendit “Black Eyed Peas”, “I Gotta Feeling” dhe “Happy” nga Pharrell Wiliams e kanë zënë vendin e dytë dhe të tretë.



