Tragjedi tjetër te “Fast & Furious”, aktori lëndohet rëndë gjatë xhirimeve, përfundon në koma

Tragjedi tjetër te “Fast & Furious”, aktori lëndohet rëndë gjatë xhirimeve, përfundon në koma

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit të radhës së “Fast and Furious” ku një nga aktorët dublant ka mbetur i plagosur rëndë.

Bëhet fjalë për aktorin Joe Watts, dublanti i Vin Diesel, i cili ka rënë me kokë nga një lartësi e madhe prej 9 metrash dhe ka përfunduar në koma. Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Gazeta “The Sun” raporton se aktori Vin Diesel që ishte i pranishëm në momentin e aksidentit ka mbetur i shokuar nga ngjarja dhe është parë duke qarë.

E dashura e Joe Watts, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë me dije se mjekët kanë qëndruar në gjatë gjithë kohës në kujdesin e aktorit.

Shpërndaje në: