Britania nën ujë, priten përmbytje të tjera (Foto)
Pronarët e shtëpive në zonat e sulmuara nga reshjet e dendura të shiut, tani po përballen me shkatërrimin e mëtejshëm pasi u paralajmëruan për përmbytje të tjera.
Agjencia e Mjedisit në Britaninë e Madhe u ka bërë thirrje dhjetëra komuniteteve, kryesisht në jugperëndim dhe verilindje për të “marrë masa të menjëhershme, pasi priten përmbytje të tjera”.
Vendi po përballet me mot të lagësht dhe me erë si pasojë e stuhisë “Angus”. Kjo e fundit, gjatë ditës së diel solli në Britani jugore erëra dhe forta dhe stuhi.









































