Ngacmim seksual në mes të ditës në Prishtinë, modelja shqiptare reagon ashpër
Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale u publikua një video ku një person në Prishtinë ngacmoi seksualisht një femër.
Gjatë ditës së djeshme në lagjen Tophane në Prishtinë është ngacmuar seksualisht nga një mashkull i panjohur një femër teksa ishte duke ecur drejtimit të saj.
Kjo video është publikuar në rrjetet sociale dhe sipas qytetarëve që kanë publikuar video, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që personi në fjalë në po të njëjtin vend ngacmon femra.
Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka thënë për lajmi.net, se kanë marrë informatë gjatë ditës së djeshme dhe se janë në kërkim të personit në fjalë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe modelja Emine Çunmulaj,
“Çfarë do të postoj me radhë është ekstremisht shqetësuese , por është e nevojshme të flitet për të dhe veprimet që duhet të bëhen për këtë monster. Kjo ndodhi në Kosovë, në Prishtinë dhe policia duhet ta arrestojë dërgojë në burg këtë person. Në mes të ditës në Prishtinë, ku është policia?”, ka shkruar ajo.
Ajo çfarë pyet në gjitha këto postime Emina është fakti se ku është policia në këto momente.







