Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në Rahovec
Ka vdekur edhe një person si pasojë e aksidentit që ka ndodhur pasditen e së premten në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
Lajmin e ka konfirmuar Lirije Podrimaj, zëdhënëse për rajonin e Gjakovës në Policinë e Kosovës.
“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë ajo.
Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.



