Nicki Minaj shtatzënë dhe e fejuar!

Nicki Minaj shtatzënë dhe e fejuar!

A është Nicki Minaj duke marrë hapin tjetër me të dashurin e saj, Kenneth “Zoo” Petty?

Një muaj pasi fansat ishin bindur se këngëtarja ishte shtatzënë falë një cicërime në Twitter, ajo tash për “The Tonight Show” ka dhënë lajmin e dytë për fejesën e saj.

Referencat u shfaqën në këngën e re të saj “Zanies and Fools”, që Nicki do ta vendosë në albumin “The Big Day”.

“Ai është Clyde për Bonnie tim,” janë këto vargjet e këngës së Nicki, “për të ecur poshtë dhe të jem një nënë.”

“Oh, mbaj mend kur thërrisja: ‘Pse unë”, vazhdon ajo. “Tani unë nuk do të shkëmbeja jetën time për Armanin.”

Ajo ka ndarë një pjesë të lirikës në Instagram javën e kaluar, duke e përdorur atë si titull për një foto të saj me Kenneth.

Një gjë e tillë vetëm sa ushqeu thashethemet se ajo po këndonte për jetën e saj të vërtetë.

Lidhja e Nicki dhe Kenneth ka qenë e diskutueshme që nga viti i kaluar, kur ajo u bë publike. Ajo filloi kur këngëtarja ishte vetëm 16-vjeçe dhe e rritur në New York City.

Në atë kohë, Kenneth ishte rreth 21-vjeç. Në vitet e mëvonshme, ai u dënua për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare. Pas lirimit nga burgu, ai ishte regjistruar në të dhëna si përdhunues.

Shpërndaje në: