Dajak të keq dhe vjedhje parash: Kjo është mënyra qysh policia kroate po i trajton emigrantët (Video)
Emigrantët që po provojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes Kroacisë, në mënyrë ilegale janë dëbuar mbrapsht në Bosnje nga policia.
Disa madje i kanë thënë BBC-së, transmeton Periskopi, se kishin hëngër dajak dhe ishin plaçkitur prej tyre.
Një zyrtar policie, që deshi të mbetej anonim, tha se kishte marrë pjesë në tri operacione të tilla.
Edhe 17 vjeçari, Mustafai nga Egjipti, ishte rrahur po ashtu.

“Ata ma mëshonin e ma mëshonin. Iu thoja “çka po bëni? Unë jam i mitur. Mos ma mëshoni. Por ata ma mëshonin edhe më shumë.” – tha ai.
Edhe kryetari i komunës së Bihaqit në Bosnje, Shuhret Fazliq, kishte qenë dëshmitar i këtyre skenave të tmerrshme, përcjell Periskopi
Ai thotë që policët kroatë i kishin thënë se kishin urdhra nga lart për ta bërë një gjë të tillë. Vitin e kaluar, aktivistët për të drejta të njeriut vendosën kamera të fshehura në një rrugë pylli. Ata kishin kapur disa kthime ilegale mbrapsht veç në disa ditë.

Në njërën prej tyre shihej një polic kroat me armë në dorë derisa po i largonte emigrantët nga BE-ja duke iu bërtitur.
Disa emigrantë madje pretendojnë se policia kroate ua ka vjedhur krejt paratë që i kishin pasur dhe ua ka shkatërruar telefonët e tyre.
Për më shumë, shihni videon e mëposhtme:



