Avdullah Hoti shpenzon 40 mijë euro për servisim të veturave

Avdullah Hoti shpenzon 40 mijë euro për servisim të veturave

Tenderi është i ndarë në dy pjesë, siç bëhet e ditur në faqen e KRRPP-së. Për pjesën e parë janë planifikuar të shpenzohen 25 mijë euro, ndërsa për të dytën 15 mijë, shkruan Gazeta Fjala.

Në përshkrimin e lëndës, janë dhënë edhe llojet e veturave të cilat do të servisohen:

“Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave zyrtare, lloji Golf, Polo, Shkoda FË  dhe Nissan Terano për nevojat e MF”

962 euro, thuhet të jetë vlera e përgjithshme për njesi e pjësës së parë, ndërsa “Suzuki”, është operatori të cilit i është besuar puna nga MF.

Ndërkohë, që për pjesën e dytë, vlera e përgjithshme për njësi thuhet të jetë 843 euro. Nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet me 2 dhjetor.

Shpërndaje në: