Kleriku serb shqetësohet për shqiptarët në Kosovë: “Ata që kanë marrë pushtetin po i shkatërrojnë njerëzit e tyre”

Kleriku serb shqetësohet për shqiptarët në Kosovë: “Ata që kanë marrë pushtetin po i shkatërrojnë njerëzit e tyre”

Kisha Ortodokse Serbe kurrë nuk do ta njohë zyrtarisht Krahinën e Kosovës dhe Metohisë si një shtet të pavarur, ka thënë peshkopi Metropolit i Malit të Zi në një intervistë për TASS.

“Kisha kurrë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës apo opsionet për ndarjen e saj, ky është qëndrimi jonë. Është e papranueshme për kishën që ta braktis Deçanin, Graçanicën dhe Pejën [vende të shenjta ortodokse në Kosovë dhe Metohi – TASS]. Vuçiqi e ka lënë atë vend pa asgjë, veç me ndërtesa ku askush nuk jeton. Ai beson që nuk ka asgjë në Kosovë dhe Metohi. E gjithë ekzistenca jonë historike dhe moderniteti janë aty,” ka thënë Metropoliti.

Sipas klerikut, situata në Kosovë nuk është e keqe vetëm për serbët por edhe për shqiptarët, po ashtu. “Ata që e kanë marrë pushtetin në Kosovë janë për turp për krejt kombin e respektuar shqiptar. Ata i kanë shkatërruar njerëzit e tyre, dhe tash edhe shqiptarët po e lëshojnë Kosovën në masë. Ata janë nën kërcënim në kuptimin moral dhe fizik, jetojnë me trafikim droge, dhe krimet që bëhen janë të pamendueshme. Nëse BE-ja iu heq vizat, dhe unë besoj që kështu duhet të bëj, të gjithë do të largohen.”

Në vitin e kaluar, Beogradi dhe Prishtina aktivisht e kishin diskutuar një kompromis të mundshëm që përfshinte shkëmbimin e territoreve në baza etnike. ShBA-të dukej se po e mbështesnin idenë, duke insistuar në një marrëveshje përfundimtare, gjë që do të bënte që Serbia pjesërisht ta njihte Kosovën. Por, kancelarja gjermane Angela Merkel, e kishte kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se të gjitha këto vende i priste e ardhme në komunitetin evropian, përkthen Periskopi.

Në fillim të muajit maj, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, e kishte pranuar se ideja e ndarjes kishte dështuar. Sipas tij, kjo gjë do t’i kushtonte Serbisë një krah dhe një këmbë në dekadat që vijnë. Lideri serb kishte theksuar që ndarja ishte kundërshtuar edhe në Serbi por edhe ndërkombëttarisht. /Periskopi/ TASS

Shpërndaje në: