Albin Kurti shkon në Palestinë për t’u përfaqësuar si kryesocialisti i Kosovës
Në një konferencë të organizuar nga Internacionalja Socialiste në Ramallah të Palestinës, po merr pjesë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kjo konferencë, siç bën të ditur faqja e partisë në Facebook, do të trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme, shkruan Periskopi.
Pas Ramallahut, z.Kurti do të marrë pjesë në një konferencë treditore në Tel Aviv të Izraelit.
Në konferencë [sic] ishin të pranishme të gjitha subjektet social-demokrate të cilat janë anëtare të Internacionales socialiste.
Ky është postimi i plotë në Facebook:
Sot, në Ramallah, filluan punimet e konferencës së organizuar nga Internacionalja Socialiste, e cila do ta trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme. Pas Ramallahut, kjo konferencë treditore do t’i vazhdojë punimet në qytetin e Tel Avivit.
Në këtë konferencë po marrin pjesë të gjitha subjektet social-demokrate të cilat janë anëtare të Internacjonales Socialiste. Lëvizjen VETËVENDOSJE!, po e përfaqësojnë kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti.



